Ballina Aktuale Ambasadori italian në Beograd: Asociacioni kyç për të ardhmen e Kosovës, Roma...

Ambasadori italian në Beograd: Asociacioni kyç për të ardhmen e Kosovës, Roma kritike ndaj lëvizjeve të njëanshme

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luka Gori, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është shumë e rëndësishme për Romën zyrtare dhe ka potencuar se është element kyç për të ardhmen e Kosovës dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gori ka thënë se Italia dëshiron të shoh teksa Prishtina e përmbush obligimin e saj për Asociacionin, të marrë prej kohësh në kuadër të dialogut.

“Për ne, formimi i Asociacionit është me të vërtetë shumë i rëndësishëm, është element kyç i së ardhmes së Kosovës, element kyç i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe me të vërtetë më pëlqen ta shoh të përmbushur përfundimisht. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së, është i vetmi instrument ekzistues, i vetmi mekanizëm për ndërmjetësim mes dy palëve”, ka thënë diplomati italian për RTS, transmeton Express.

Duke u shprehur se dialogu aktualisht nuk është në nivelin në të cilin ata do të donin të ishte, Gori thekson se duhet të përfshihen më shumë në dialog. Gjithashtu ka thënë se Italia është kritike ndaj veprimeve të njëanshme.

“Ne jemi shumë kritikë ndaj lëvizjeve të njëanshme, veprimeve të bëra nga Prishtina, jemi të bindur që duhet të veprojmë në kuadër të dialogut, e kam fjalën nga të dyja palët, dhe ajo që është rënë dakord duhet të realizohet. Ne duhet të insistojmë dhe të ripërtërijmë angazhimin tonë për të ndikuar që Prishtina të jetë konstruktive në dialog, sepse, siç thashë, dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë ai./Express/