Ballina Aktuale “Etika”përgëzon zgjedhjen e Xhemajl Rexhës, për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të...

“Etika”përgëzon zgjedhjen e Xhemajl Rexhës, për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK)

SHPËRNDAJE

Shoqata e Gazetarëve “Etika” nga Lugina e Preshevës, përgëzon Xhemajl Rexhën për rizgjedhjen e tij në krye të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Kryetari i ri i AGK-së, Xhemajl Rexha, e ka dëshmuar aktivitetin e tij edhe në mandatin e kaluar me punë dhe angazhime, për ta zhvilluar dhe afirmuar asociacionin e gazetarëve, në rrugëtimin e suksesshëm për të ruajtur dinjitetin e gazetarëve dhe lirinë e medias, në kushtet dhe rrethanat sfiduese me të cilat përballen gazetarët dhe menaxherët mediatikë në  Kosovë dhe rajon.

Shoqata e Gazetarëve “Etika”, i dëshiron kryetarit të rizgjedhur të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), suksese dhe mbarësi, në realizmin e objektivave dhe prioriteteve të këtij asociacioni në shkallë republike, pa lënë anash kolegët gazetarë edhe nga rajoni i Luginës së Preshevës, thuhet në urimin e të nënshkruar nga kryetari i saj, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.