Ballina Aktuale Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa shtetin palestinez, thotë Princi...

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa shtetin palestinez, thotë Princi i Kurorës

SHPËRNDAJE

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman tha të mërkurën se mbretëria nuk do ta njihte Izraelin pa një shtet palestinez dhe dënoi ashpër “krimet e okupimit izraelit” kundër popullit palestinez, ka rpaortuar Reuters.

“Mbretëria nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne pohojmë se mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë,” tha princi i kurorës.

Pas shpërthimit të luftës tetorin e kaluar midis Izraelit dhe Hamasit që sundon Gazën, Arabia Saudite vuri në akull planet e mbështetura nga SHBA për mbretërinë për të normalizuar lidhjet me Izraelin, thanë dy burime të njohura me të menduarit e Riadit në fillim të këtij viti, në një riorganizimi i shpejtë i prioriteteve të saj diplomatike.