Ballina Aktuale Festat kombëtare dhe zgjedhjet parlamentare

Festat kombëtare dhe zgjedhjet parlamentare

SHPËRNDAJE

Festën e Flamurit Kombëtar, këtë ditë të shenjtë që bashkon zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Luginë të Preshevës, e përmbyllën me një ceremoni festive të ngritjes dhe uljes së simbolit kombëtar, i cili nga autoritetet e Beogradit, nuk lejohet të përdoret shlirshëm.

Urime sporadike të dala nga politikanët e Luginës, kanë mesazhin per festën e flamurin, me urimet që ajo të sjell më shumë unitet, krenari dhe shpresë për të gjithë kombin tonë.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj dhe Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, arritën t’i grumbullojë krerët e partitive opozitare në Bujanoc dhe ata të pozitës në Preshevë, pa shoqërinë civile, për ta kremtuar Ditën e Flamurit.

Në këtë festë kombëtare, e cila dallohet nga të parat, për vazhdimin e përçarjes, ngase më herët krerët politikë shqiptarë shkonin në Beograd, tani ata vijnë në Preshevë, kurse Tirana zyrtare fton pozitën nga Bujanoci. Kjo ndasi, që vjen si rezultat i mosunitetit, përçarjeve, urrejtjeve dhe dukurive të tjera negative, të cilat na përcjellin si hije të zeza, po ndikon edhe në zgjedhjet lokale dhe qendrore.

Tani kur po flitet publikisht se së shpejti Serbinë po e presin zgjedhjet e jashëzakonshme parlamentare, shqiptarët e Luginës së taksirateve, do ta humbin edhe deputetin e vetëm në Kuvendin e Serbisë.