Ballina Aktuale Urimet e Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e muajit të shenjtë...

Urimet e Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

SHPËRNDAJE

Myslimanët sonte fillojnë muajin e shenjtë të agjërimit – Ramazanin, ndërsa nesër do të jetë dita e parë e agjërimit, e cila zgjat deri në fund të muajit.

Gjatë kësaj periudhe, besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke shprehur kështu adhurimin e plotë ndaj Krijuesit të Madhërishëm. Agjërimi forcon karakterin, na kujton gjendjen e njerëzve të varfër dhe mëson durimin dhe vetëdisiplinën.

Forca dhe vlera e një personi reflektohet në aftësinë e tij për të kontrolluar dhe hequr dorë nga disa gjëra. Ai, që mund të menaxhojë emocionet e tij është në gjendje të marrë përgjegjësi për veten dhe të tjerët. Një person i tillë është i vlefshëm në familje, komunitet dhe shoqëri në tërësi.

Të gjithë myslimanëve ju dërgoj urime të sinqerta: Ramazan sherif mubarek olsun dhe  ftoj vëllezërit dhe motrat tona, që nuk kanë agjëruar deri më tani, të fillojnë të agjërojnë Ramazanin, thuhet në mesazhin e urimit të Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, transmeton Radio GMS (Zëri i Myslimanëve në Serbi)