Ballina Aktuale Telegram ngushëllimi nga Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi me rastin e tragjedisë në...

Telegram ngushëllimi nga Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi me rastin e tragjedisë në Koçani të Maqedonisë së Veriut

SHPËRNDAJE

Me dhembje të thellë morëm lajmin e tragjedisë së rëndë që goditi Koçanin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke ndarë me ta dhembjen dhe pikëllimin e madh. Lutemi që i Gjithmëshirshmi t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Gjithashtu, solidarizohemi me të gjithë të lënduarit, duke u uruar shërim të shpejtë dhe rikuperim sa më të lehtë.

I bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjet e goditura nga kjo fatkeqësi dhe të ndërmarrin hapa për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen.

Në këto çaste dhimbjeje dhe sprove, jemi pranë jush me mendje e zemër, duke u lutur që Zoti të sjellë paqe dhe mëshirë mbi të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë, thuhet në telegramin ngushëllues të Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.