Ballina Aktuale Seid Saqipi – shefi që nuk mbyllet në zyrë, por e pastron...

Seid Saqipi – shefi që nuk mbyllet në zyrë, por e pastron qytetin me shembullin e tij

SHPËRNDAJE

Portret

Në një kohë kur shumë drejtues e shohin postin e tyre si një detyrë administrative nga prapavija e zyrave, Seid Saqipi ka zgjedhur një qasje krejt ndryshe. Si shef i pastrimit dhe gjelbërimit në Ndërmarrjen Publike “Komunalia” në Bujanoc, ai nuk është një drejtues që komandon nga distanca, por një profesionist, që punon krah për krah me ekipin e tij për të krijuar një qytet më të pastër dhe më të gjelbëruar.

I ri, energjik dhe me vizion të qartë, Seid Saqipi, është ekonomist me formim të fortë profesional dhe një ndjenjë të theksuar përgjegjësie ndaj qytetarëve. Ai e kupton se pastërtia dhe gjelbërimi nuk janë vetëm çështje estetike, por çështje të shëndetit publik dhe cilësisë së jetës. Për këtë arsye, ai nuk e kufizon punën e tij brenda një tryeze, por është i pranishëm në terren, aty ku qyteti ka më shumë nevojë për të.

Nën drejtimin e tij, “Komunalia” ka fituar një ritëm të ri pune, ku angazhimi dhe përkushtimi janë kthyer në standard. Seid Saqipi, është një model se si një udhëheqës duhet të jetë pjesë aktive e punës, duke u dhënë motiv dhe shembull punëtorëve të tij. Me zellin e tij, ai e nderon jo vetëm pozitën që mban, por edhe institucionet që i kanë besuar këtë mision kaq të rëndësishëm.

Për të, pastrimi nuk është thjesht një detyrë teknike, por një kauzë për një mjedis të shëndetshëm, një frymëzim për të tjerët që të ndërgjegjësohen dhe të kontribuojnë për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Seid Saqipi, është prova se një shef i përkushtuar dhe korrekt mund të bëjë ndryshimin, duke e kthyer punën në një mision për të mirën e përbashkët./Jetapress/