Ballina Lajme Nga Rajoni Reisu-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saqipi: Faleminderon Qeverinë e Serbisë për shpalljen e...

Reisu-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saqipi: Faleminderon Qeverinë e Serbisë për shpalljen e ditës së Fitër Bajramit ditë pushimi

SHPËRNDAJE

Bashkësia Islame e Serbisë shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj Qeverisë së Serbisë për vendimin e saj të datës 31.03.2025, sipas të cilit dita e hënë do të jetë ditë pushimi në institucionet publike, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ky akt është një dëshmi e respektimit të të drejtave fetare të besimtarëve myslimanë, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, dhe konfirmon rolin e Bashkësisë Islame të Serbisë si garantuese e këtyre të drejtave.

Në emër të besimtarëve myslimanë, falënderojmë institucionet shtetërore për këtë vendim të rëndësishëm, duke e konsideruar atë një hap të mëtejshëm në forcimin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës në Serbi, thuhet në falënderimin e Reisu-l-Ulema, Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.