Ballina Aktuale Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për...

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

SHPËRNDAJE
epa08688944 Keith Kellogg, National Security Advisor to Vice President Mike Pence and retired Lieutenant General in the United States Army, speaks about former coronavirus task force member Olivia Troye at a press briefing in the Brady Press Briefing Room of the White House in Washington, DC, USA, 22 September 2020. EPA-EFE/SARAH SILBIGER / POOL

I dërguari special i presidentit të SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, tha se Uashingtoni ka paraqitur një plan paqeje me 22 pika për të zgjidhur luftën ruso-ukrainase dhe zbuloi thelbin e pikës së parë. Ky është një armëpushim gjithëpërfshirës.

Sipas tij, në Stamboll, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, “e bëri të qartë” se ky është një “plan i fortë paqeje”, transmeton Telegrafi.

“Duke dalë nga takimet e Londrës, ne (SHBA) dolëm me një plan gjithëpërfshirës me 22 pika që është një kornizë për paqen. Pika e parë është një armëpushim gjithëpërfshirës që ndalon vrasjet tani”, shkroi Kellogg.

E Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se presidenti Donald Trump dëshiron të takohet me presidentin rus Vladimir Putin sa më shpejt të jetë e mundur, për të çuar përpara bisedimet e paqes në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se Vatikani mund të bëhet një vend për bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Më parë, Papa Leo XIV propozoi mbajtjen e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në Vatikan, pasi një takim në Stamboll dështoi të bashkonte aktorët kryesorë në konflikt. /Telegrafi/