Ballina Aktuale RETROSPEKTIVË NGA ZHVILLIMET SHOQËRORO-POLITIKE TË VITIT 2000 NË LUGINË TË PRESHEVËS (2)

RETROSPEKTIVË NGA ZHVILLIMET SHOQËRORO-POLITIKE TË VITIT 2000 NË LUGINË TË PRESHEVËS (2)

SHPËRNDAJE

Vazhdon seria e publikimit të shkrimeve gazetareske, opinioneve, reportazheve, intervistave nga koha e shkuar në Portalin Jetapress. Kësaj radhe zgjodhëm intervistën me Nexhmedin Saqipin, ish lider i Partisë Demokratike Kombëtare të botuar në revistën “Perspektiva”, gjatë vitit 2009, me titull: “Për integrime, jo për dezintegrime dhe kthim prapa” e cila erdhi në atë koha një vit para formimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar institucional, i cili i pat ndarë shqiptarët në tri taborre, njëra ishte të formohet Këshilli Kombëtar të mirëfilltë, jo të administruar nga Beogradi, tjetra ishte të formohet Këshilli Kombëtar Shqiptar institucional dhe e treta ajo e Këshillit Integrues të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë intervistë Nexhmedin Saqipi, mes tjerash pat deklaruar se “Ne nuk pranojmë kurrsesi të krijojmë paralelizëm edhe në çështjen kombëtare. Zgjimi i vonshëm nacional i disa partive dhe liderëve partiakë për formimin e Këshillit Nacional është një degjenerim i plotë i këtyre subjekteve politike, të cilat vetëm deklarativisht janë “pro” proceseve demokratike dhe integruese. Po formojmë diç që boshnjakët, hungarezët, madje edhe romët e kanë të formuar prej vitesh Këshillin Nacional. Pra, kjo vonesë i ka kushtuar shumë popullit të Kosovës Lindore”. Përmes kësaj interviste mund të mësoni shumë gjëra me rëndësi rreth opsioneve për formimin e institucionit më të lart politik të shqiptareve në Luginë të Preshevës, të cilën po e japim në vijimësi: