Ballina Aktuale MINISTRI BERISHA VIZITON BOSILEGRADIN

MINISTRI BERISHA VIZITON BOSILEGRADIN

SHPËRNDAJE

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social Demo Berisha, më 23 maj 2025, ka vizituar komunën e Bosilegradit.

Ministri e filloi vizitën e tij me një takim me kryetarin e Komunës së Bosilegradit, Vladimir Zahariev, ndërsa më pas u takua me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare, Stefan Stojkov.

Në bisedë, ministri tha se Qeveria e Republikës së Serbisë, në krye me kryeministrin Đuro Macuta, si dhe ministria përkatëse, do të vazhdojnë të mbështesin komunitetet pakicë në mënyrë që të përmirësojnë pozitën e tyre dhe se ai personalisht do të avokojë për renovimin e Qendrës së Kulturës në atë komunë.
Pas takimit, ministri mori pjesë në një akademi ceremoniale me rastin e Ditës së shkrim-leximit sllav. Në akademi, ministri theksoi se pakicat kombëtare janë pasuria e Serbisë dhe se ato duhet të jenë urë lidhëse e Serbisë me vendet e tyre të origjinës.

“Ne që jemi pjesëtarë të bashkësive kombëtare kemi nderin dhe krenarinë që i përkasim një komuniteti tjetër, por edhe lumturinë që mund të jemi vëllezër me popullin shumicë serbe sepse e ardhmja jonë është në Serbi”, tha ministri Berisha, marrë nga sajti i Ministrisë./Njofton Jetapress/