Ballina Aktuale Ministri Berisha uron festën e Kurban Bajramit

Ministri Berisha uron festën e Kurban Bajramit

SHPËRNDAJE

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Demo Berisha, ka uruar Festës së Kurban Bajramit.

“Në emër të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe në emrin tim personal, u shpreh urimet e mia më të sinqerta të gjithë anëtarëve të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Uroj që këto dhe të gjitha ditët në vijim t’ju sjellin gëzim dhe të na inkurajojnë të gjithëve të kuptojmë njëri-tjetrin dhe ta çmojmë diversitetin si një nga thesaret e vendit në të cilin jetojmë së bashku.

Ditët e festës t’ju sjellin paqe, shëndet dhe begati. BAYRAM SHERIF MUBAREK OLSU!”, deklaroi Ministri Demo Berisha, marrë nga sajti i Ministrisë, transmeton Jetapress.