Ballina Aktuale Reisu-l-Ulema Nexhmedin Saqipi i ftuar në manifestimin e Ambasadës së Francës për...

Reisu-l-Ulema Nexhmedin Saqipi i ftuar në manifestimin e Ambasadës së Francës për Ditën Kombëtare

SHPËRNDAJE

Beograd, 14 korrik 2025 – Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, z. Nexhmedin Saqipi, së bashku me Myftiun e Nishit, Emin ef. Zejnullahu, morën pjesë në festimin zyrtar të Ditës Kombëtare të Francës, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Franceze në Beograd.

Ky manifestim tradicional, i cili shënon 14 Korrikun – Ditën e Bastijës dhe themelimin e shtetit modern francez – mblodhi përfaqësues të lartë të trupit diplomatik, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare si dhe komuniteteve fetare, përfshirë Bashkësinë Islame të Serbisë.

Gjatë pritjes dhe bashkëbisedimeve që pasuan, përfaqësuesit e Rijasetit patën mundësinë të takohen me shumë personalitete diplomatike dhe mysafirë të nderuar, duke shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore.