Ballina Aktuale PVD dhe “sherri preshevar” në derë të Brukselit

PVD dhe “sherri preshevar” në derë të Brukselit

SHPËRNDAJE

A do të ketë sukses kurthi i vjetër i një klani të vjetruar?

Në një skenar gjithnjë e më të mjegullt, kryetarja aktuale e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e mbështetur nga ish-deputeti Shaip Kamberi – aktualisht këshilltare në kabinetin e Kryeministrit të Kosovës – duket se ka rikthyer lojën e vjetër të balancimit politik mes Beogradit dhe Prishtinës, një stil që dikur prodhonte përfitime të vogla dhe konfuzion të madh.

Pasi siguroi dy projekte për kulturën dhe trashëgiminë preshevare nga Qeveria e Kosovës, ajo tani është parë në marrëveshje me përfaqësues të Beogradit për investime në shkolla dhe zonën industriale të Preshevës. Një qasje që përkujton metaforën e “qingjit të butë që thith dy nëna”, por që për shumë qytetarë ngjall dyshime mbi sinqeritetin dhe qëllimin real.

Ndërkohë, në Bujanoc është përgatitur një tjetër skenar – një lojë me flamur dhe emocione patriotike – që shumë e shohin si përpjekje për të mbuluar kalkulimet e vjetra politike të klanit të njëjtë. Ky model, që tashmë është i njohur për popullin, më shumë i ngjan një recycle të skemave të konsumuar.

Qytetarët e Luginës meritojnë përfaqësim dinjitoz, qasje transparente dhe politikë të sinqertë. Ajo që po ndodh sot, fatkeqësisht, ngjan me një lojë me shumë karta, ku në vend të interesit të popullit, po bëhen përpjekje për interesa personale dhe sigurimin e komoditetit individual jashtë Luginës./Jetapress/