Ballina Lajme Nga Bota Katari dënon planet izraelite për pushtimin e Gazës

Katari dënon planet izraelite për pushtimin e Gazës

SHPËRNDAJE

Katari ka dënuar ashpër njoftimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të Rripit të Gazës.

Ministria e Jashtme e Katarit e quajti planin “një zhvillim të rrezikshëm” që do të përkeqësonte vuajtjet humanitare nga lufta, do të thellonte pasojat katastrofike dhe do të minonte përpjekjet për një armëpushim të përhershëm.

Katari ka qenë ndërmjetësi kryesor në marrëveshjet e mëparshme mes Izraelit dhe Hamasit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Ashtu si shumë vende të tjera pas njoftimit të Netanyahu-t, Katari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.