Ballina Aktuale Takime të rëndësishme të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë me përfaqësues...

Takime të rëndësishme të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë me përfaqësues diplomatikë të Australisë

SHPËRNDAJE

Beograd, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm me partnerët ndërkombëtarë, Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë zhvilloi sot nje takim të nivelit të lartë me përfaqësues të Ambasadës së Australisë.

Në hapësirat e Bashkësisë Islame të Serbisë u mbajt një takim miqësor me përfaqësuesit e Ambasadës së Australisë në Serbi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërfetare.

Delegacionin australian e kryesoi Sh. T. Ambasadori z. Peter Truswell, i shoqëruar nga znj. Therese O’Meally, zëvendësambasadore, dhe znj. Irena Milojkoviq, këshilltare politike dhe menaxhere për diplomaci publike. Nga ana e Bashkësisë Islame morën pjesë Reisu-l-ulema Nexhmedin Saqipi, Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq dhe drejtori i Medresesë Ramadan ef. Mehmedi.

Bisedimet u zhvilluan në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me shkëmbim mendimesh dhe përvojash, me synim përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Takime të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave ndërmjet komuniteteve dhe shteteve, duke promovuar tolerancën, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërkulturo, njofton GMS, transmeton Jetapress.