Ballina Aktuale Vuçiqi udhëton në Kinë do të takohet me Putinin dhe Xi Jingping

Vuçiqi udhëton në Kinë do të takohet me Putinin dhe Xi Jingping

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Pekin, duke nisur kështu një vizitë disa ditore në Kinë, ku, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping.

Gjatë vizitës në Pekin, Vuçiq do të takohet me Xi Jinping-un dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha, ka njoftuar Shërbimi për media i Vuçiqit, transmeton Paparaci.

Vuçiqi do të marrë pjesë nesër, më 3 shtator, në një paradë të madhe ushtarake me rastin e Ditës së Fitores së Kinës.

Ai është takuar me presidentin kinez gjatë vizitës së tij në Pekin në tetor të vitit 2023, kur u nënshkruan 18 marrëveshje, përfshirë edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes Serbisë dhe Kinës.

Xi Jinping e ka vizituar Serbinë në maj të vitit 2016 dhe 2024.

Aleksandar Vuçiqi atëbotë ka theksuar se Serbia është krenare për “miqësinë prej çeliku” me Kinën dhe se askush nuk do të mund ta prishë këtë miqësi, ndërsa shtoi se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mirën e popujve të tyre.

Presidenti kinez me atë rast ka deklaruar se “miqësia prej çeliku mes Kinës dhe Serbisë po forcohet vazhdimisht dhe theksoi se Kina e mbështet Serbinë në ruajtjen e pavarësisë së saj”, si dhe, përkitazi me Kosovën, “në përpjekjet për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”.