Ballina Lajme Nga Bota Greta Thunberg: Kërcënimet izraelite nuk do ta ndalin flotilën për Gazën

Greta Thunberg: Kërcënimet izraelite nuk do ta ndalin flotilën për Gazën

SHPËRNDAJE

Aktivistja e njohur për klimën, Greta Thunberg, ka deklaruar se kërcënimet e Izraelit kundër aktivistëve ndërkombëtarë që marrin pjesë në Global Sumud Flotilla nuk do ta pengojnë misionin e tyre drejt Gazës.

“Nuk do të ndalemi nga kërcënimet e pabaza të zyrtarëve izraelitë, të cilët përdorin propagandë gjenocidale e politike për të na heshtur dhe frikësuar,” tha Thunberg në një video të publikuar në platformën X.

Ajo theksoi se misioni i flotilës është “paqësor, plotësisht i ligjshëm dhe i bazuar në nevojën urgjente për të dërguar ndihma humanitare për palestinezët në Gaza, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e botës ndaj Palestinës”.