Ballina Aktuale Driton Rexhepi kërkon urgjent zbardhjen e rastit me grafitet në qendër të...

Driton Rexhepi kërkon urgjent zbardhjen e rastit me grafitet në qendër të Bujanocit

SHPËRNDAJE

Kryetari i KK të Bujanocit Driton Rexhepi kërkon urgjent zbardhjen e rastit me grafitet në qendër të Bujanocit

POSTIMI I REXHEPIT

Përmes Kryeshefit të Administratës Komunale kam kërkuar që, me urgjencë, të kryhet kqyrja e vendit të ngjarjes në sheshin e Bujanocit nga ana e inspektorëve komunalë, të dokumentohen me fotografi grafitet e shfaqura, të hartohen procesverbalet përkatëse dhe, të bashkangjitura me kallëzimin penal, t’i përcillen organeve të rendit dhe hetuesisë.

Presim veprime konkrete dhe të menjëhershme nga organet ligjzbatuese, pa asnjë vonesë të justifikuar, pavarësisht natyrës së saj.

Kërkojmë me ngulm që secili institucion, brenda autorizimeve që ka, të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në komunën tonë.

Është e dukshme se ekziston një disproporcion i skajshëm në punën e organeve të rendit: në qytet operojnë me dhjetëra patrulla të komunikacionit, ndërsa njësitet për reagim të shpejtë nuk janë të pranishme. Madje, në mes të ditës qytetarët grabiten nga hajnat, çka krijon jo vetëm pasiguri fizike, por edhe humbje të besimit institucional ndaj organeve të rendit.

Ftojmë qytetarët për maturi dhe vetëpërmbajtje, duke shmangur çdo situatë që mund të nxisë tensione.

Organet ligjzbatuese, së bashku me të gjithë akterët e tjerë institucionalë, kanë për detyrë të ushtrojnë autorizimet e tyre në funksion të stabilitetit, sigirisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.