Ballina Lajme Nga Bota Algjeri: Presidenti emëron kryeministrin e ri

Algjeri: Presidenti emëron kryeministrin e ri

SHPËRNDAJE

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, emëroi të dielën Sifi Ghrieb si kryeministrin e ri të vendit dhe i kërkoi formimin e qeverisë së re.

Asnjë detaj shtesë nuk u dha mbi përbërjen e kabinetit ose afatet e tij. Javën e kaluar, Tebboune shkarkoi kryeministrin e mëparshëm, Nadir Larbaoui, i cili kishte qenë në detyrë që nga nëntori 2023, pa dhënë arsye për largimin e tij.