Ballina Aktuale KRYETARI I BUJANOCIT PRITI AMBASADOREN E SUEDISË DHE PËRFAQËSUESIN E UNHCR-IT NË...

KRYETARI I BUJANOCIT PRITI AMBASADOREN E SUEDISË DHE PËRFAQËSUESIN E UNHCR-IT NË SERBI

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Bujanocit ka pritur sot në një takim Ambasadoren e Suedisë në Beograd, Sh.S. Charlotte Sammelin, si dhe përfaqësuesin e UNHCR-it në Serbi, Sofian Agjalli.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi zhvillimet politike në komunë dhe rajon, si dhe mbi sfidat e përditshme me të cilat përballet pushteti lokal. Ambasadorja Sammelin shprehu mbështetje të pakushtëzuar për qeverisjen komunale, duke inkurajuar për vazhdimin e punës drejt forcimit të institucioneve dhe shërbimeve për qytetarët.

Një nga temat kryesore të takimit ishte integrimi i shqiptarëve në instancat shtetërore, ku Ambasadorja theksoi rolin konstruktiv që do të ketë në komunikimin me autoritetet e Serbisë. Po ashtu, u trajtuan ide konkrete për zhvillimin ekonomik të komunës, përfshirë projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Kryetari theksoi rëndësinë e partneritetit me përfaqësitë diplomatike, duke e cilësuar atë si një shtyllë të rëndësishme të politikave zhvillimore dhe të ardhmes së Bujanocit, njofton Jetapress.