Ballina Lajme Nga Bota Sportistë të njohur kërkojnë pezullimin e Izraelit nga UEFA

Sportistë të njohur kërkojnë pezullimin e Izraelit nga UEFA

SHPËRNDAJE

Një deklaratë me 48 nënshkrime, mes tyre mesfushori francez Paul Pogba dhe kriketisti Moeen Ali, ka bërë thirrje që Izraeli të pezullohet nga garat e UEFA-s për shkak të trajtimit të palestinezëve në Gaza.

“Në cilësinë e sportistëve profesionistë me prejardhje, besime dhe bindje të ndryshme, besojmë se sporti duhet të mbrojë parimet e drejtësisë, barazisë dhe humanizmit,” thuhet në deklaratën e grupit Athletes 4 Peace.

Ata kërkojnë që UEFA të ndërmarrë veprim të menjëhershëm deri në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe ndalimin e vrasjeve të civilëve e urisë masive. Në deklaratë përmendet edhe vdekja muajin e kaluar e Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pele palestinez”, i cili sipas Federatës Palestinase të Futbollit u vra nga sulmet izraelite teksa pritej ndihmë humanitare në Gaza.