Ballina Lajme Nga Rajoni Durrësi mirëpret për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur” me...

Durrësi mirëpret për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur” me 728 vizitorë nga e gjithë bota

SHPËRNDAJE

Durrësi mirëpret për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur” me 728 vizitorë nga e gjithë bota.

Ky event është një tregues i rëndësishëm i rritjes së Durrësit si një destinacion kryesor mesdhetar për turizmin e kroçierave ndërkombëtare.

“Në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur sot për herë të parë kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”, me 728 vizitorë në bord, kryesisht nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja e Japonia, Durrësi po konfirmohet si një destinacion i rëndësishëm mesdhetar për kroçierat ndërkombëtare”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebook.