Ballina Aktuale Takim i Reisu-l-Ulema Nexhmedin ef. Saqipit me Fondacionin “Mimar Sinan” në Edirne

Takim i Reisu-l-Ulema Nexhmedin ef. Saqipit me Fondacionin “Mimar Sinan” në Edirne

SHPËRNDAJE

Sot, në Edirne të Turqisë, Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin ef. Saqipi, realizoi një takim miqësor me Kryetarin dhe Themeluesin e Fondacionit “Mimar Sinan”, z. Hasan Gümüş, bashkëpunëtorët e tij, si dhe dr. prof. Fation Shabanin.
Takimi ishte i frytshëm dhe u hapën perspektiva të reja bashkëpunimi në fushën kulturore, arsimore, humanitare dhe fetare në Serbi dhe në Luginën e Preshevës.
Shumë shpejt, përfaqësuesit e Fondacionit “Mimar Sinan” pritet të vizitojnë Serbinë.