Ballina Aktuale Zelensky thotë se takimi me Trumpin prodhoi “rezultate të rëndësishme”

Zelensky thotë se takimi me Trumpin prodhoi “rezultate të rëndësishme”

SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se takimi me presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago ka prodhuar “rezultate të rëndësishme”.

Në një postim në Telegram, ai ripërsëriti falënderimet për Trumpin dhe bëri të ditur përparimet e arritura gjatë konferencës së përbashkët për media.

“Patëm një diskutim të thellë mbi të gjitha çështjet dhe vlerësojmë shumë përparimin e bërë nga ekipet ukrainase dhe amerikane gjatë javëve të fundit”, shkroi Zelensky.

Ai tha se u diskutuan të gjitha aspektet e kuadrit për paqen dhe u arritën rezultate të rëndësishme, duke përfshirë përcaktimin e hapave të mëtejshëm.

Zelensky theksoi se garancitë e sigurisë mbeten çelësi për arritjen e një paqeje të qëndrueshme, dhe ekipet do të vazhdojnë të punojnë për të gjitha detajet.

Ai shtoi se ekipet e Ukrainës dhe SHBA-së do të takohen sërish javën e ardhshme për të finalizuar të gjitha çështjet e diskutuar, ndërsa Trumpi ka pranuar gjithashtu të presë liderë ukrainas dhe evropianë në Uashington gjatë janarit. /dukagjini/