Ballina Aktuale Reisu-l-Ulema ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.

Reisu-l-Ulema ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.

SHPËRNDAJE

Kam nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, si dhe në emrin tim personal, t’ua uroj festën e Krishtlindjeve.

Qoftë kjo festë një burim gëzimi, lumturie, begatie dhe mirëqenieje për ju dhe familjet tuaja. Festat fetare janë momente reflektimi dhe afërsie njerëzore, që bartin mesazhin e paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë, duke na nxitur të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe dhe harmoni midis njerëzve dhe religjioneve.

Gëzuar Krishtlindjet!

Reisu -I- Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë,

 Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi