Ballina Aktuale Telegram ngushëllimi i Reisu-l-Ulemasë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit...

Telegram ngushëllimi i Reisu-l-Ulemasë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Shtetit të Katarit, Shejh Hamad bin Khalifa Al Thani

SHPËRNDAJE

Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, H. Nexhmedin ef. Saqipi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Lartmadhërisë së Tij, Emirit të Shtetit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, autoriteteve shtetërore dhe popullit të Katarit, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit, Lartmadhërisë së Tij, Shejh Hamad bin Khalifa Al Thani.

“Lartmadhëria Juaj, Emir i Shtetit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Emirit Atë, Shejh Hamad bin Khalifa Al Thani. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.

Në këto çaste të vështira, në emër të myslimanëve të Serbisë dhe të anëtarëve të Bashkësisë Islame të Serbisë kudo që ndodhen, Juve, Qeverisë dhe popullit vëlla të Shtetit të Katarit ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë.

Emiri Atë la gjurmë të pashlyeshme te besimtarët myslimanë jo vetëm në Serbi, por në mbarë Ballkanin, ku veprat e tij humanitare, vakëfet dhe mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin e institucioneve fetare e arsimore mbeten dëshmi të përhershme të bujarisë, urtësisë dhe përkushtimit të tij.

Kontributi i tij në promovimin e paqes, dialogut dhe zgjidhjes së konflikteve me mjete paqësore, si dhe mbështetja për rindërtimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit pas luftërave, do të kujtohen gjithmonë si dëshmi e humanizmit, drejtësisë dhe përkushtimit të tij ndaj së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor.

Me ndarjen e tij nga kjo botë, bota humbi një burrë shteti të madh, ndërsa umeti islam humbi një udhëheqës të urtë, vizionar dhe bamirës të shquar.

Jemi krenarë që Ju, Lartmadhëria Juaj, dhe populli i Katarit keni vazhduar me përkushtim rrugën dhe trashëgiminë e ndritur të Emirit Atë, duke ruajtur vlerat e drejtësisë, solidaritetit dhe humanizmit.

Lusim Allahun e Madhëruar që Juve, familjes Suaj të nderuar dhe popullit të Katarit t’ju dhurojë durim, forcë dhe ngushëllim, ndërsa të ndjerin Emir ta mbulojë me mëshirën dhe faljen e Tij dhe ta shpërblejë me gradat më të larta të Xhenetit.

Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.“