Ballina Aktuale Shaip Kamberi, të uroj integrim të plotë në Beograd!

Shaip Kamberi, të uroj integrim të plotë në Beograd!

SHPËRNDAJE


Të pres me dëshirë, edhe pse, siç duket, kjo rrugë është dashur të niste shumë më herët. Në fund të fundit, PVD-ja dhe orientimi i saj politik drejt integrimit institucional në Beograd janë pjesë e historisë sonë që nga viti 2006.
Nëse të duhet, me kënaqësi të ndihmoj ta njohësh më mirë qytetin. Do të ishte mirë që, krahas integrimit, të gjejmë edhe hapësirë për reflektim mbi përvojat e së kaluarës dhe çështjet që ende presin zgjidhje.
Shaip, mos harro: rruga e Luginës drejt Evropës kalon edhe përmes Korridorit 10 e Beogradit — jo domosdoshmërisht përmes Sarajevës!
Beogradi mund të jetë stacion, por Evropa mbetet destinacioni. E rëndësishme është të mos ngatërrojmë rrugën me cakun!


Nga Nexhmedin Saqipi
Kryetar i Shoqërisë Civile të Luginës së Preshevës