Ballina Aktuale TRANSPARENCA NUK ZËVENDËSOHET ME DEKLARATA TË VJETRA!

TRANSPARENCA NUK ZËVENDËSOHET ME DEKLARATA TË VJETRA!

SHPËRNDAJE

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) shpesh i referohet faktit se në mars të vitit 2017, në Haus der Religionen në Bernë, kishte nënshkruar një deklaratë të përbashkët me Unionin e Imamëve Shqiptarë në Zvicër. Përmes këtij dokumenti ishte shprehur përkushtimi ndaj vlerave demokratike, shtetit ligjor dhe neutralitetit fetar të shtetit zviceran.

Megjithatë, kjo marrëveshje dhe referimi i vazhdueshëm ndaj një institucioni ndërfetar duket se përdoren nga drejtues apo struktura të KMSHZ-së si argument për të dëshmuar integrimin, hapjen ndaj dialogut dhe respektimin e vlerave të shoqërisë zvicerane, veçanërisht në momente kur në opinionin publik ngrihen debate për integritetin institucional, sigurinë apo radikalizimin.

Por, lind një pyetje e arsyeshme: a mjafton një deklaratë e nënshkruar para nëntë vitesh për të dëshmuar përgjegjësinë dhe besueshmërinë e sotme institucionale?

Përdorimi i emrit të një institucioni ndërfetar, sa herë që shfaqen debate publike apo raste problematike individuale, nuk mund të shërbejë si mburojë retorike dhe as si zëvendësim për përgjegjësinë konkrete.

Besimi i publikut dhe i shoqërisë nuk fitohet duke iu referuar dokumenteve të së kaluarës, por përmes transparencës së vazhdueshme, llogaridhënies dhe distancimit të qartë nga çdo veprim që bie ndesh me parimet demokratike.

Deklaratat mund të nënshkruhen në një ditë, por besueshmëria institucionale duhet të dëshmohet çdo ditë!

Teologu / Kryetar i KFIOSZ-së
Mustafë Memeti