Ballina Lajme Veseli kërkon gjykatë ndërkombëtare për zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë

Veseli kërkon gjykatë ndërkombëtare për zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në tubimin përkujtimor në 20-vjetorit të masakrës në Meje të Gjakovës, tha se “çdo vit sa ne pikëllohemi, ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore”.

Ai tha se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar, prandaj sipas tij është e drejtë petja e qytetarëve se pse nuk ka drejtësi kur dihen ekzekutuesit.

“Çdo vit i vizitojmë e lëmë lule mbi lëndinat e vdekjes. Na janë harxhuar fjalët e na janë rritur pakënaqësitë e qytetarëve tanë. Çdo vit sa ne pikëllohemi ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore. 186 lëndina të tilla të vdekjes janë në Kosovë. 186 herë dështoj drejtësia ndërkombëtare. Nuk e din çfarë u kanë bërë ai vetëm i kanë vrarë a u kanë marre organet. Por diçka e dimë të gjithë, dihen njësite serbe, dihen urdhëruesit e ekzekutuesit. Sot më të drejtë të gjithë qytetarët pyesin pse nuk ka drejtësi. Ne nuk duam revansh, duam vetëm drejtësi. Duam që ekzekutuesit e urdhëruesit të dalin para drejtësisë”, deklaroi Veseli.

“Ne nuk duam hakmarrje por duam vetëm drejtësi. Ne nuk duam konflikt por duam vetë paqe… Ne si Kuvend i Kosovës do ta fillojmë iniciativën për formimin e një Gjykate ndërkombëtare për t’i zbardhur krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”. /Telegrafi/