Ballina Aktuale Veseli ndanë fotografi me prindërit duke ngrënë gullash për iftar: Agjërim të...

Veseli ndanë fotografi me prindërit duke ngrënë gullash për iftar: Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë!

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar iftarin e parë të këtij Ramazani bashkë me prindërit e tij në Mitrovicë.

Edhe pse të shtyrë në moshë, prindërit e Kryeparlamentarit Kadri Veseli duken ende të fortë teksa siç shihen në foto, e kanë futur djalin e tyre në mes.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka postuar edhe një fotografi bashkë me prindërit dhe familjen e tij, ku edhe ka uruar të gjithë besimtarët duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë.

“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, ka shkruar Veseli./kosova ime/