Ballina Aktuale Mr.sc. Mensur Morina, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, mori...

Mr.sc. Mensur Morina, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, mori titullin e doktorit të shkencave juridike

SHPËRNDAJE

Të hënën e tre qershorit, në ditën e fundit të Ramazanit, Mr.sc. Mensur Basri Morina, në Fakultetin e Drejtësisë – Dega e Drejta Penale, drejtimi Juridiko-penal, në  Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull: ”Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë në rastet specifike në periudhën kohore 2014-2017”.

Komisioni në përbërje të: 1) Prof. Dr. Besa Arifi – mentor; 2) Prof. Dr. Ismail Zejneli – anëtar; 3) Prof. Dr. Rexhep Murati – anëtar; 4) Prof. Dr. Ragip Halili – anëtar; 5) Prof. Dr. Emine Zendeli – anëtar, e vlerësoi lart disertacionin e kësaj dokorature, duke i dhënë titullin e gradës shkencore kandidatit Mensur Basri Morina, nga Kamenica.

Kandidati Mensur Basri Morina, është e lindur më 01.07.1986 në Kamenicë të Republikës së  Kosovës. Shkollimin fillor deri në klasën e katërt (IV), e përfundoi në shkollën fillore “Metush Krasniqi” – Hodonovc, Komuna e Kamenicës (1993/97),  nga klasa e pestë e deri në klasën e tetë (VIII), e përfundoi në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi” – Roganë, Komuna e Kamenicës (1997/2001),  kurse atë të mesëm në Farmaci “Asllan Elezi” – Gjilan (2001-2005).

Studimet universitare i ka përfunduar në vitin 2013 në Fakultetin e Kriminalistikës, Kolegji Universitar ”FAMA”në Prishtinë. (sistemi 4 vjeçar – 240 EKTC).

Studimet e ciklit të dytë i ka përfunduar në vitin 2014 në Fakultetin Juridik në Drejtimin penal Kolegji Universitar ”FAMA”në Prishtinë, ku si temë masteri ka hulumtuar temën: “Sanksionet penale ndaj të miturve në gjykatën themelore në Gjilan gjatë periudhës kohore 2006-2007”, me ç’rast ka marrë gradën Magjistër i së drejtës (drejtimi penal, sistemi 2 vjeçar – 120 EKTC ).

Në vitin akademik 2016/2017 ka regjistruar studimet e doktoraturës në Shkollën e doktoratës të Universitetit të Evropës Juglindore, në Fakultetin Juridik në drejtimin:
“E drejtë Penale”.

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit Juridik në mbledhjen e mbajtur me datë:  26 Dhjetor 2017 miratoi kërkesën për lejimin e punimit të doktoratës me titull: ”Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë në rastet specifike në periudhën kohore 2014-2017”, njofton Jetapress, duke ia uruar gradën shkencore Dr. Mensur Morinës dhe duke i dëshiruar suksese e mbarësi në kontributin e tij në fushën e shkencave juridike.