Ballina Aktuale KKSH – siguron 18 tekste shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës

KKSH – siguron 18 tekste shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës

SHPËRNDAJE

Në prag të vitit të ri shkollor 2019/2020, vjen një lajm i mirë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i saj Ragmi Mustafa, i cili ka bërë të ditur se ky institucion i lartë ka siguruar 18 tekste shkollore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Sipas kryetarit Mustafa, këto tekste shkollore do të shpërndahen përmes  Entit “Albas”.

“Shpresojmë shumë shpejtë të tejkalojmë edhe procedurat tjera administrative. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të insistoj edhe më tej që bashkërisht me ministritë respektive dhe partnerët ndërkombëtarë që edhe nxënësit shqiptarë të jenë të barabartë në Luginën e Preshevës” – ka njoftuar Mustafa nëpërmjet profilit në facebook, njofton Jetapress.