Ballina Aktuale Shoqëria Civile nga Lugina e Preshevës uron formimin e Qeverisë së re...

Shoqëria Civile nga Lugina e Preshevës uron formimin e Qeverisë së re në Kosovë

SHPËRNDAJE

Koordinatori i Shoqërisë Civile nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, ka uruar formimin e Qeverisë së re në Republikën e Kosovës, së cilës i dëshiron suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e kthimit në normalitet të jetës institucionale dhe shtetërore.

“Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e kemi mirëpritur formimin e Qeverisë së re kosovare, për t’i dhënë fund ngërçit politik e institucional, në mënyrë që proceset demokratike, paqësore dhe stabilizuesi, t’i hapin rrugë dialogut, përparimit dhe drejtësisë. Me këto zhvillime edhe Lugina e Preshevës, ndihet më  e qetë dhe më e sigurt në rrugëtimin e saj për realizimin e të drejtave qytetare dhe kombëtare”, thuhet në mesazhin e urimit të Koordinatori të Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.