Ballina Aktuale PD fituese ne zgjedhjet lokale të Bujanocit

PD fituese ne zgjedhjet lokale të Bujanocit

SHPËRNDAJE

Rezultatet preliminare  nga komisioni komunal zgjedhorë tregojnë se partia fitues e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit është Partia Demokratike, e udhëhequr nga Nagip Arifi i cili ka marrë 5048 vota e pasuar Partia Përparimtare Serbe  me 4968 vota.

Sipas këtyre rezultateve lista PVD ka fituar 3727, LPD 1965 vota. APN 1658, SP 1657 vota, UDSH 727 dhe listat rome A.Salihi 671 dhe Lista-Kenan 397. 

Në bazë të këtyre rezultateve në komunën e Bujanocit numri i votave të përgjithshme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në 2020 është  20.818 vota dhe për 1 këshilltarë në kuvenin komunal duhen diku rreth 510 vota.