Ballina Aktuale Koordinatori i Shoqërisë Civile Saqipi, takon ekspertin e ekonomisë shqiptare dhe Prof.Dr....

Koordinatori i Shoqërisë Civile Saqipi, takon ekspertin e ekonomisë shqiptare dhe Prof.Dr. Musa Limani

SHPËRNDAJE

Dje, në qendër të Bujanocit, në një takim të ngrohtë miqësor janë takuar Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi dhe Prof.Dr. Musa Limani, ish Dekan i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë dhe drejtor i Institutit Ekonomik të Kosovës, me origjinë nga Verbani, Komuna e Bujanocit.

Ndonëse takimi ishte i rastësishëm, ai, kaloi në një frymë vëllazërore, duke biseduar për shumë çështje, që kanë të bëjnë me jetën shoqërore, politike, ekonomike, kulturore në Bujanoc dhe me gjerë në Luginë dhe rajon.

Me theks të veçantë, gjatë këtij takimi, u shtrua nevoja e funksionimit të Shoqërisë Civile në Luginë të Preshevës, ashtu si ato në vendet demokratike, e cila gjithkund në botë gëzon një prestigj e popullaritet në zgjidhjet e problemeve shoqërore, pa përjashtuar edhe ato politike.

Prof.Dr. Musa Limani, tregoi në gatishmëri në mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe nismës së saj për unifikimin e subjekteve politike para dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit, për të krijuar një koalicion parimor gjithëpërfshirës, ashtu siç e kërkojnë qytetarët e Komunës së Bujanocit, të dëshmuar për një kulturë të lartë të votimit.

Vlen të ceket se Prof.Dr. Musa Limani, deri më tani ka botuar më shumë se 40 punime shkencore, si dhe një numër të teksteve shkollore dhe librave, duke përfshirë edhe një libër monografik për vendlindjen e tij me titull: “Verbani – Vatër e patriotizmit”. Ai, gjithashtu, ka qenë  anëtar i grupit të ekspertëve për çështje ekonomike në delegacionin e Kosovës në Rambuje, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, anëtar i Këshillit Qendror të Pajtimit në Kosovë, drejtor i Institutit Ekonomik të Kosovës etj, duke marrë epitetin meritor: Krenaria e ekonomisëkosovare, njofton Jetapress.