Ballina Aktuale Myftiu Saqipi: Xhamia Aja Sofia është një model i demokracisë absolute

Myftiu Saqipi: Xhamia Aja Sofia është një model i demokracisë absolute

SHPËRNDAJE

          Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i është përgjigjur me një ton kritik Myftiut të Egjiptit në lidhje me deklarimin rreth  kthimit të Shën Sofisë nga kisha në xhami, duke e quajtur atë të papranueshme nga Islami.

            Ky pohim, shton në reagimin e tij Myftiu Saqipi, është joislam, joparimor dhe jo  i menduar mirë, por  i ngutshëm, tendencioz  dhe me prapavijë politike, me të cilën nuk i  ndihmon paqes  dhe stabilitetit global!

Xhamia Aja Sofia, sipas Myftiut Saqipi, është një model i demokracisë absolute dhe i dakorduar me fenë e Zotit, shtëpitë e Zotit duhet të shërbejn për lutje dhe adhurim e jo të  shfrytëzohen  për muze dhe simbole të politikave shovinistë e  djallëzorë, për të krijuar konflikte , nacionale, racore, kulturore  dhe provincionale, njofton Jetapress.