Ballina Aktuale Kosova dhe Shqipëria planifikojnë projekte të mëdha të përbashkëta, takimi mbahet në...

Kosova dhe Shqipëria planifikojnë projekte të mëdha të përbashkëta, takimi mbahet në shtator

SHPËRNDAJE

Nga 1 janari i vitit 2014, Kosova dhe Shqipëria si dy shtete kanë filluar të mbajnë takime të përbashkëta ndërmjet dy qeverive me të vetmin qëllim afrimin dhe koordinimin e politikave ekonomike, arsimin e shumë fushave të tjera.

Nga takimi i radhës ndërmjet dy qeverive Kosovë-Shqipëri, për të cilin zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, në një prononcim për “Zërin”, thotë se planifikohet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator, pritet të nënshkruhen marrëveshje për projekte të mëdha.

Hekurudha që do të lidh dy shtetet shqiptare, Dogana e Durrësit e Hidrocentral për Kosovën, pritet të jenë disa nga projektet që do të finalizohen si marrëveshje në muajin nëntor ka deklaruar Balaj për “Zërin”.

“Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë ndërsa tash jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës. Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka deklaruar Balaj. /Zëri/