Ballina Aktuale U nda nga jeta veprimtari Begzad Salihu

U nda nga jeta veprimtari Begzad Salihu

SHPËRNDAJE

In memoriam

Sot, ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe humanisti i shquar Begzad Salihu.

Tërnocasit dhe të tjerët bacën Begzad e njohin si një njeri të urtë, të matur, besnik, atdhetar dhe bamirës shumë të shquar. Ai, gjatë viteve 88-të hoqi dorë nga shkuarja në Haxh, në mënyrë që ato mjete t’u jepen njerëzve në nevojë në Kosovë, pastaj në kuadër të aksionit familja ndihmon familjen, mori nën përkujdesje një familje nga Kosova për të vazhduar ndihmat në strehimin e kosovarëve të ikur gjatë luftës rreth 40 anëtarë në shtëpinë e tij në Tërnoc.

Bacës Begzad i ra hise si shumë shqiptarëve të tjerë nga Tërnoci dhe Lugina e Preshevës të largohen nga vendi për të punuar në diasporë. Si gurbetçarë që ishte baca Begzad nuk e ndali dorën kurrë duke ndihmuar skamnorët, të pastrehët, madje një kohë të gjatë e pagoi rrymën në Xhaminë e Mesme në Tërnoc.

Emri i bacës Begzad ishte i dashur në Kosovë dhe Luginë, i cili e donte vendlindjen e Atdheun dhe sakrifikonte për lirinë e tyre.

Redaksia e portaleve Tërncipress dhe Jetapress, u shprehin ngushëllime familjes Salihu nga Trënoci dhe gjithë atyre që e njohën dhe kanë dëgjuar për këtë veprimtarë të devotshëm./Jetapress/