Ballina Aktuale Britanikët e bashkojnë Departamentin e Diplomacisë dhe atë të Zhvillimit, zotohen për...

Britanikët e bashkojnë Departamentin e Diplomacisë dhe atë të Zhvillimit, zotohen për Kosovën

SHPËRNDAJE

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se sot një ministri e re në Britani të Madhe do të integrojë Zyrën për Marrëdhënie të Jashtme të Britanisë në Ministri për Marrëdhënie të Jashtme dhe Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kjo ministri do të bashkëdyzojë zhvillimin dhe diplomacinë në një departament të vetëm, raporton gazeta “Express”.

Në njoftimin e Ambasadës Britanike thuhet se bashkëpunimi dhe partneriteti përmes kësaj ministrie do të vazhdojë me Kosovën për të ndërtuar marrëdhëniet e forta dhe historike mes dy shteteve.

“Sot shënohet dita e parë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës për Zhvillim, një ministri e re në Britaninë e Madhe që integron Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë dhe Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar. Ministria do të integrojë zhvillimin dhe diplomacinë në një departament të vetëm që do të sjellë përpjekjet më të mëdha ndërkombëtare të Britanisë, duke vepruar si forcë për të mirë në botë dhe duke i mbrojtur interesat kombëtare të Britanisë. Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të përkushtuar për partneritetin tonë me Kosovën, për t’u fuqizuar në marrëdhëniet tona historike për të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.