Ballina Aktuale Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional

Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional

SHPËRNDAJE

Nga Hisen Berisha

Të rinjtë shqiptarë nga Mal të zi, 20 deri 30 veta, kandidat për të studiuar, në mëshirën e Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit!?

… si të duan ta quajnë por ky sezon turistik detar ju ka treguar Malit të zi e Shqipërisë, se janë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët nga trevat tjera shqiptare, ata që po i mbajnë gjallë me turizëm dhe po mbushin buxhetin e këtyre shteteve.

Prandaj, duhet t’ia shtrojnë disa pyetje vetes.

Po ashtu, edhe qeveritë e Tiranës e Prishtinës nuk mund ta kenë Ulqinin e trevat me shqiptar të Malësive, vetëm për qejf e rekreacion por edhe preokupim për ruajtjen e identitetit të tyre duke i mbështetur me:

Plan programe arsimore me theks nga Gjuha e letërsia shqipe, Historia etj.

Mbështetja me literaturë e Abetare;

Por, është detyrë e përfaqësive “te pa kuptimta” në nivel ambasadash, që t’ia lehtësojnë marrëdhëniet kontraktuale qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e treva tjera, të interesuar për afarizëm në Mal të zi, në realizimin e interesave të tyre afariste.

Edhe më tej patriotizëm në Mal të zi mbetet krahas blerjes së sa me shumë pronave, mbështetja në fushën e arsimimit.

Nuk duhet të ketë “KUOTA” për regjistrim në Universitetet e Tiranës e Prishtinës, për 20 deri 30 studentë shqiptarë në vit nga Mali i zi, diçka ngjashëm është edhe nga Lugina e Preshevës, e që shfaqin interesim për të studiuar në profile të caktuara.

Mos harroni se Beogradi dhe qeveria serbe ju ofron studime e bursa që të studiojnë e specializojnë atje.

Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional.