Ballina Aktuale Hysni Gucati nën prangat e EULEX-it nxirret nga zyrat e OVL-së

Hysni Gucati nën prangat e EULEX-it nxirret nga zyrat e OVL-së

SHPËRNDAJE

Kryetari i OVL-së Hysni Gucati është nxjerrë nga zyrat e kësaj organizate nën pranga nga pjesëtarët e EULEX-it.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve. /Zëri/