Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, ngushëllon Ambasadorin e Kuvajtit në Beograd Mrs.Yousef Abdulsamad me...

Myftiu Saqipi, ngushëllon Ambasadorin e Kuvajtit në Beograd Mrs.Yousef Abdulsamad me rastin ndarjes nga jeta të Emirit të Kuvajtit

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me një mesazh ngushëllimi iu ka drejtuar Ambasadorit të Kuvajtit të akredituar në Beograd Mrs. Yousef Abdulsamad, me rastin e ndarjes nga jeta të Emirit të Kuvajtit, Sabah Al Ahmed Al Jaber Al Sabah-ut.

Myftiu Saqipi, ka shprehur ngushëllimet në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, drejtuar familjes së Emiratit Al Sabah-ut, ambasadorit të Kuvajtit në Beograd dhe qytetarëve të shtetit të Kuvajtit.

Myftiu Saqipi, çmon lart punën dhe kontributin e Emirit të ndjerë, duke e cilësuar si njeri të urtë, vizionar dhe bamirës. “Njeri me ndikim të madh në botë në përgjithësi dhe në botën islame në veçanti, duke kontribuar për paqe, për ndërtimin e vlerave njerëzore etj.”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Myftiut Saqipi, njofton Jetapress.