Ballina Aktuale ARIFI PËRSHËNDET MARRËVESHJEN E DY QEVERIVE KOSOVË-SHQIPËRI

ARIFI PËRSHËNDET MARRËVESHJEN E DY QEVERIVE KOSOVË-SHQIPËRI

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka përshëndetur përmes një komunikate arritjen e marrëveshjes së dy qeverive si dhe krijimin e Fondit Kombëtar për Luginën e Preshevës

Postimi i plotë

Marrëveshja në mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një nga nismat pozitive që ri-kthen shpresën e shqiptarëve të kësaj ane në ballafaqimin me gjitha sfidat dhe betejat vitale në realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive.

Jetësimi i këtij fondi, siç e kam cekur edhe në kërkesën time publike në vitin 2018, është një faktor kohezioni ku harmonizon politikat zhvillimore në integrimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë trojeve duke investuar në sferat e arsimit, kulturës, artit dhe shkencës, revitalizimit ekonomik, mbrojtes ekologjike dhe zhvillimit të infrastrukturës. Mbi të gjitha do të shërbej si një mekanizëm i cili do të referohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës si pjesë përbërëse në perimetrin e ngushtë kombëtar në realizimin e objektivave tona për një jetë më të mirë.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që në këto vitet e fundit më mbështetën në këtë kërkesë të rëndësishme jetike për Luginën e Preshevës, Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrat e jashtëm, mikun Gent Cakaj, mikeshën Meliza Haradinaj-Stublla, mikun Selim Selimi Ministër i Drejtësisë i cili që nga kyçja e tij në politikën kosovare po jep kontribut të madh për shqiptarët e luginës së Preshevës si dhe gjithë vëllezërit e motrat në Shqipëri dhe Kosovë.
Faleminderit!