Ballina Aktuale Reagon Duda Balje pas deklaratës së Lajçakut: S’vjen në shprehje të ndryshohet...

Reagon Duda Balje pas deklaratës së Lajçakut: S’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta

SHPËRNDAJE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, i cili ka kërkuar që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Në një postim në Facebook, Balje thotë se kjo nuk mund të vije në shprehje, derisa ka shtuar se cenimi i Kushtetueses, sipas saj, është akt i papranueshëm.

“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !

Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!

Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurrë kurrfarë ndryshimi kushtetues.

Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!

Ne boshnjakët e adhurojmë atdheun tonë Kosovën kështu siç është dhe i jemi falënderues përjetësisht për mundësin e barabartë që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqiptar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!

Larg duart nga improvizimet siç është ” Republika Sërpska”!

Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!       

Si do të jetojnë komunitetet tjera jo serbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?

Kur do të arrihet konsensusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Serbin?