Ballina Aktuale Delegacioni i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB)vizitoi Rijasetin e Bashkësisë...

Delegacioni i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB)vizitoi Rijasetin e Bashkësisë Islamë në Serbi

SHPËRNDAJE

Delegacioni i IRIB – Radio Televizionit të Republikës Islamike të Iranit i shoqëruar nga Nj.E. Ambasadori Rashid Hassan Pur Baeija, të hënën e 2 nëntorit, vizitoi Rijasetin e Bashkësisë Islame në Serbi.

z. Ali Fahim Danesh, këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të IRIB dhe Drejtor i përgjithshëm i IRIB për bashkëpunim ndërkombëtar, u mirëprit nga reis-l-ulema e Bashkësisë Islame të Serbisë Sead Nasufoviq nga Sanxhaku dhe zëvendësi Nexhmedin ef, Saqipi nga Lugina e Preshevës.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale shëndetësore në botë, si dhe rolin e mediave në valën e re të Islamofobisë.

Gjatë bisedës, Reisu-l-ulema Nasufoviq prezantoi bashkëbiseduesit e tij me aktivitetet e Rijasetit.

Në takim, Z. Danesh ofroi bashkëpunim për Rijaset në ato zona ku Komuniteti Islamik ka nevoja, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Rijasetit.

Në takim morën pjesë edhe Myftiu i Sanxhakut Senad ef. Halitovic, Musa Abu Sabiah – drejtor i Direksionit të Vakefave , Dr. Nadir ef. Daçiç – Drejtori i medresesë Bakija-hanuma, anëtarët e delegacionit të IRIB z. Hamid Rahbarifar dhe z. Sejed Morteza Askari, pastaj z. Behruz Naseri – Drejtor i Përfaqësimit të IRIB në Sarajevë, si dhe bashkëpunëtorë të Ambasadorit Baeija: z. Mahdi Shirazi – këshilltar kulturor, z. Sodaif Ataei – Sekretari i tretë dhe z. Mohammad Reza Motagi, perkthyes, njofton Jetapress.