Ballina Aktuale Krasniqi: Fundi i janarit, kohë e duhur për zgjedhje

Krasniqi: Fundi i janarit, kohë e duhur për zgjedhje

SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani.

Krasniqi ka thënë se për PDK-në kohë e përshtatshme për zgjedhje është fundi i janarit.

“Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur, brenda atij harku kohor që e përcakton edhe Gjykata Kushtetuese. Mendojmë që fundi i janarit do të jetë koha e duhur”, ka thënë ai pas takimit.

Sipas Krasniqit, viti i ardhshëm po vjen me shumë pikëpyetje sa i përket funksionimit normal të shtetit.

“Është e domosdoshme që të mos humbet kohë. Viti i ardhshëm po vjen me shumë pikëpyetje të funksionimit institucional, por edhe probleme të tjera të funksionit normal të shtetit”, shtoi ai. /Zëri/