Ballina Lajme Nga Rajoni Serbia nis vaksinimin edhe në veri të Kosovës

Serbia nis vaksinimin edhe në veri të Kosovës

SHPËRNDAJE

Në veri të Kosovës ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën “Pfizer”, ndërsa interesimi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve, raporton portali serb i Kosovës, “Kosovoonline”.

Nisjen e vaksinimit në veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, ka deklaruar Vuçiqi.

Para Shtëpisë së Shëndetit në Leposaviq shihet rreshti i gjatë i njerëzve që presin të vaksinohen, veçanërisht të moshuar. /Zëri/