Ballina Aktuale PD-ja e LSI-ja firmosin sot marrëveshjen për koalicion

PD-ja e LSI-ja firmosin sot marrëveshjen për koalicion

SHPËRNDAJE

Edhe pse në garën zgjedhore të 25 prillit do të hyjnë në lista të veçanta, PD-ja dhe LSI-ja do të hyjnë në një koalicion të përbashkët.

Dy partitë më të mëdha të opozitës pritet që të firmosin këtë të hënë marrëveshjen për koalicionin në zgjedhjet e përgjithshme, që do të zhvillohen pas 56 ditësh. Do të jenë dy liderët, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që do të nënshkruajnë firmat në marrëveshje.

Para takimit është zbuluar edhe slogani që LSI-ja dhe PD-ja do të përdorin për zgjedhje. “Shqipëria, shtëpia që fiton”, është slogani i opozitës së bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit.