Ballina Aktuale Para festës ndërkombëtare të gruas, në Zvicër ndalohet me...

Para festës ndërkombëtare të gruas, në Zvicër ndalohet me ligj përdorimi i burkës

SHPËRNDAJE

Dje, në  prag të  Festë s së  “Ditës së  Gruas më 8 Mars”, e cila kremtohet në të gjithë botën, në  Zvicër, me një  propozim të  ekstremistëve të djathtë, ndalohet me ligj përdorimi i burkës.

Sipas medieve Iniciativa për ta ndryshuar kushtetutën zvicerane kaloi me një diferencë 51.2% – 48.8%, shkruan Reuters, transmeton Jetapress.

Gjithashtu, bë het e ditur se ky propozim nuk e përmend fenë Islame drejtpërsëdrejti dhe gjithashtu përmes tij synohet që t’u ndalohet protestuesve të dhunshëm që të mbajnë maska.

Megjithatë, politikanët lokalë, mediat dhe aktivistët e kanë quajtur ndalim të burkës.

“Në Zvicër, tradita jonë është që ju të tregoni fytyrën tuaj. Kjo është një prej lirive tona themelore”, ka thënë kryetari i komitetit të referendumit, Walter Wobmann, njofton Jetapress.